FATIH ISMIALI FIRMOS ME RABOTNIÇKIN

FATIH ISMIALI FIRMOS ME RABOTNIÇKIN

Mbrojtësi Fatih Ismaili do ta vazhdojë të mbetet pjesë e elitës ë futbollit vendor, por vetëm me ekip tjetër. Ismaili sezonin e ri në Ligën e Parë do të luajë me skuadrën e Rabotniçkit. Mbrojtësi shkupjan është prezantuar nga ana e “romantikëve” dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Lupço Markovski. Ismaili sezonin që lamë pas ishte kapiten i Shkupit me të cilët fituan edhe titullin kampion. Shkupjani përveç se me skuadrën e Çairit, ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gostivarin.