Fantazisti gjerman vendos rekord në Portugali, fiton më shumë se dyfishi i Pepes

Fantazisti gjerman vendos rekord në Portugali, fiton më shumë se dyfishi i Pepes

Julian Draxler doli jashtë planeve të trajnerit Galtier te PSG-ja dhe në fund u huazua te Benfica në kampionatin portugez, ku do të luajë deri në fund të sezonit aktual.

Fantazisti gjerman ka vendosur një rekord me kalimin në Portugali, pasi është bërë futbollisti më i paguar i kampionatit të futbollit atje, madje me më shumë se dyfishin e të dytit që e ndjek në renditje.

Kështu deri para kalimit të Draxler te Benfica, më i paguari ishte mbrojtësi Pepe, që përfiton tre milionë euro në sezon nga Porto, ndërsa tani është 28-vjeçari gjerman në krye të listës, me plot 7 milionë euro në sezon.

Megjithatë vlen të theksohet se Benfica paguan vetëm 20% të kësaj page, ose 1.4 milionë euro, pasi pjesën tjetër do të vijojë ta paguajë klubi i PSG-së, sipas kontratës që ka me futbollistin.