Fajon: Përkrahim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Fajon: Përkrahim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, deklaroi se përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me të drejta të plota deri në vitin 2030, një synim që është realist. Ajo theksoi se do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që vendi të vazhdojë në këtë rrugë pa pengesa dhe në të njëjtën kohë të mos rrezikohet gjuha maqedonase.

TANJA FAJON, MINSITRE E PUNËVE TË JASHTME E SLLOVENISË

“Dëshmi e tillë është nënshkrimi i fundit i marrëveshjes me FRONTEX, ku gjuha maqedonase shumë qartë do të jetë gjuhë prioritare. Po të bëj një krahasim, kemi pasur edhe përvoja të dhimbshme, është dashur të bëjmë role të vështira kompromisi, por ia kemi arritur qëllimit. Do të duhet shumë përpjekje, sigurisht që në Raport është shprehur qartë se cilat janë pikat problematike ku duhet të përqendrohemi më shumë”.

/SHENJA/