` . Facebook prezanton projektin më ambicioz deri më sot - TV SHENJA

Facebook prezanton projektin më ambicioz deri më sot

Aplikacioni ofron takimet prej 16 pjesëmarrësve duke përdorur syzet me realitet virtual gjatë konferencave, e çdo përdorues prezantohet me avatar që ka një ekran që prezanton nga beli e lartë trupin e pjesëmarrësit.

Megjithatë raportohet se ky aplikacion përkrah deri në 50 pjesëmarrës në një takim, ku të tjerët mund t’ju bashkohen përmes video-thirrjeve.

Pjesëmarrësit e takimeve me syzet e realitetit virtual mund të përdorin duart dhe gishtat për gjestikulacion, kurse goja e avatarit të tyre mund të lëviz – duke krijuar përshtypjen se ata flasin.

Paneli virtual që gjendet para pjesëmarrësve në takim i mundëson atyre të ndajnë fotografitë dhe të shikojnë prezantime të ndryshme.

Aplikacioni për organizimin e takimeve virtuale përdor kombinimin e përcjelljes së dorës dhe metodës së veçantë të përdorimit të tingullit i njohur si “tingulli i hapësirës” duke krijuar përshtypjen që tingulli vjen nga një drejtim i caktuar. /Telegrafi/