` . F1, Verstappen fiton garën në Holandë - TV SHENJA

F1, Verstappen fiton garën në Holandë

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, ka shënuar një fitore bindëse në garën e Shpërblimit të Madh të Holandës të dielën, duke u rikthyer në krye të renditjes në Formula 1.

Verstappen para afro 65 mijë tifozëve entuziastë në Holandë, triumfoi bindshëm. Hyri në finish 21 sekonda para kampionit në fuqi, britanikut të Mercedesit, Le]is Hamilton.

I treti përfundoi piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Bottas, që ishte 56.4 sekonda prapa Verstappenit.

I katërti doli Pierre Gasly i Alphatauri Hondas, ndërsa i pesti Charles Leclerc i Ferrarit.

Për Verstappenin është fitorja e shtatë e stinorit, ndërsa ai kryeson renditjen me 224.5 pikë, tri më tepër se Hamilton që zë vendin e dytë. Bottas është i treti me 123 pikë.