F1, Perez fiton çmimin e madh të Monakos

F1, Perez fiton çmimin e madh të Monakos

Piloti i Redbullit, Serhio Perez ka fituar Çmimin e Madh të Monakos në kampionatin e Formula 1. Një garë me shumë ndalesa dhe probleme si pasojë e reshjeve të shiut në Monako i ka takuar skuadrës së Red Bull, me Perez që e mbylli garën i pari me kohën me të shpejtë, duke lënë prapa spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz. Podiumin e kompletoi kampioni në fuqi, Maks Verstapen, ndërsa në pozitën e katërt ishte Ferrari tjetër, Çarlls Leklerk. Skuderia e Mercedesit kapi pozitën pestë me Rusëll dhe pozitën tetë me Luis Hamilton. Ky i fundit nuk fitoi dhe nuk lëshoi asnjë pozitë. 30 minutat e fundit të garës nuk panë ndonjë ndryshim në radhitjen e pilotëve të parë. Pista e ngushtë bëri që gjithçka të vendosej nga pit-stopet. Mik Shumaher pësoi një aksident të frikshëm në këtë garë, por për fat të mirë shpëtoi pa lëndime.