F1, Leklerk niset i pari në Monca

F1, Leklerk niset i pari në Monca

Piloti i skuderisë së Ferrarit, Çarlls Leklerk do të niset i pari nesër në garën për Çmimin e Madh të Italisë e cila do të zhvillohet në pistën e Moncas. Piloti i Ferrarit ishte më i shpejtë se kampioni në fuqi, Maks Verstapen, duke përfunduar në pozitën e parë, ndërsa nga vendi i dytë do të niset rivali i tij i Redbullit.

Vendi i tretë i takoi Karlos Sajnc të Ferarrit. I katërti përfundoi Serhio Perez i Redbullit, duke lënë pas vetes Hamiltonin dhe Rasellin. Kujtojmë se Maks Verstapeni është i dënuar me 5 pozicione. Gara për Çmimin e Madh të Italisë do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 15:00.

Aziz Sahiti /SHENJA/