Ezgjan Alioski: Fenerbahçe është klubi i ëndrrave të mia, dua të bëhem kampion!

Ezgjan Alioski: Fenerbahçe është klubi i ëndrrave të mia, dua të bëhem kampion!
Gjatë merkatos të kësaj vere, Ezgjan Alioski u transferua te Fenerbahçe në formë hauzimi për një vit nga Al Ahli i Arabisë Saudite.

Futbollisti 30-vjeçar ka thënë se është i lumtur në ambientin e ri dhe se pret të dalë kampion në sezonin aktual në kampionatin turk.

“Jam i lumtur që jam në Fenerbahce. Këtu ndihem si në shtëpinë time. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një ekip si Fenerbahçe. Ky është klubi im i ëndrrave. Tani mund të shoh nga afër se sa klub i madh ëahtë. Të gjithë e dinë se çfarë është ky klub në botën e futbollit. Dua të bëhem kampion, kjo është një nga arsyet pse jam këtu”, ka thënë Gjani.

Alioski ka folur edhe për ish futbollistin e Fenerit Elif Elmas dhe kalimin e tij te Napoli.

“Secili ka mendimin e vet për futbollistët. Mendimi im është se ai është një lojtar shumë i talentuar. Do të ketë gjithmonë komente negative dhe pozitive, por mendoj se Elifi është dikush që e meriton aty ku është, sepse kjo është vlera e tij. Bëhet fjalë për një lojtar cilësor dhe të ri. Ai ka një të ardhme të gjatë në të cilën do të tregojë shumë më tepër talentin e tij. Një futbollist që gjithmonë mundohet të tregojë më të mirën. Mendoj se do të jetë një lojtar shumë më i madh në të ardhmen”, është shprehur Alioski.