` . EVN Maqedoni i udhëzon përdoruesit drejt zgjidhjeve alternative të pagesave - TV SHENJA

EVN Maqedoni i udhëzon përdoruesit drejt zgjidhjeve alternative të pagesave

EVN Maqedoni informon klientët e saj se si rezultat i zhvillimeve të fundit me Bankën EURO Standard, ata nuk do të mund të bëjnë pagesat për faturat për energjinë elektrike dhe shërbimet e tjera të EVN-së përmes postës së Maqedonisë.

Kjo vjen për faktin se Posta e Maqedonisë pagesat i ka realizuar përmes Bankës Euro Standard.

Sidoqoftë ka disa zgjidhje alternative për klientët të cilët të cilët mund ti përdorin këtë periudhë:

  • Pagesa onlajn pa provision përmes faqes në internet evnonline.mk
  • Pagesa pa para të gatshme pa provizionm nëpërmjet pikave të shitjes të EVN të vendosura Qendrat e Energjisë së Konsumatorëve dhe Qendrën e Informacionit të EVN në GTC
  • Pagesa elektronike pa provizion
  • Pagesa me urdhër të përhershëm
  • Pagesa në banka të tjera

Të gjitha opsionet e mësipërme janë të hapura, por për shkak të situatës me koronavirus inkurajojmë përdoruesit të përdorin shërbimet e shumta në internet të EVN.