Evakuon 15 persona të bllokuar nga bora, mes tyre tetë mësues

Evakuon 15 persona të bllokuar nga bora, mes tyre tetë mësues

15 persona, mes të cilëve dy të sëmurë dhe 8 mësues, u evakuuan me helikopter nga Forcat Ajrore në fshatrat Theth, Shalë, e Dukagjin, në Shkodër.

Ishte prefekti i Shkodrës që kërkoi ndërhyrjen nga ajri për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve.

Të evakuuarit po dërgohen në Shkodër, ndër Ministria e Mbrojtjes bën me dije se me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.