Europol zhvillon mega-operacion anti-drogë në vendet e BE-së! Në pranga 49 persona, sekuestrohen 30 mijë kg drogë

Europol zhvillon mega-operacion anti-drogë në vendet e BE-së! Në pranga 49 persona, sekuestrohen 30 mijë kg drogë

Një mega operacion antidrogë është organizuar ditën e sotme nga Europol, ku në prangat e policisë kanë rënë 49 persona në vendet e BE-së dhe janë sekuestruar 30 mijë kilogramë kokainë.

Sipas policisë është çmontuar rreth një e treta e furnizimit me kokainë në të gjithë Evropën.

I quajtur Operacioni Desert Light me një punë dyvjeçare, dyshohet se drejtuesi i operacionit ishte  një shtetas britanik.

Operacioni Desert Light bashkoi autoritetet në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të punojnë së bashku për të rrëzuar kartelin, sipas një deklarate të Europol .

Të arrestuarit përfshinin gjashtë “objektivat me vlerë të lartë”, pra ata më të kërkuar nga policia ndërkombëtare.

Europol tha se droga kishte formuar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrimin e parave.

Ky është operacioni i fundit në një seri përpjekjesh të policisë për të hakuar telefonat e koduar të përdorur nga rrjetet e krimit të organizuar për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Kokaina e importuar nga Amerika e Jugut nëpërmjet Holandës ishte fokusi kryesor i hetimit dhe shumica e arrestimeve u bënë atje në vitin 2021.

Të tjerat u bënë në fillim të këtij muaji, midis 8-19 nëntorit, gjatë kërkimeve të koordinuara në gjashtë vendet e tjera, tha Europol.

Një video e postuar në faqen e agjencisë në YouTube shuhen ekipe hetuesish dhe qensh nuhatës duke kontrolluar shtëpitë e mbushura me makina luksoze, megjithëse është e paqartë nëse ndonjë pasuri u sekuestrua gjatë arrestimeve.

Britaniku i dyshuar si kryesues i “super kartelit” iku në Dubai pasi iu shmang arrestimit në Spanjë, tha në një deklaratë Guardia Civil e vendit.

Ai dyshohet se vazhdoi të drejtonte kartelin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një burim anonim i Europolit i tha agjencisë së lajmeve AFP se një tjetër i dyshuar holandez “peshk i madh”, me lidhje të dyshuara me bosin e krimit holandez të profilit të lartë Ridouan Taghi, u arrestua gjithashtu.

Prokurorët holandezë thanë se do të kërkonin ekstradimin e të dyshuarve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët tani përballen me akuza për trafik droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.