Europa mes dy zjarresh, eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së heqin dorë prej saj

Europa mes dy zjarresh, eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së heqin dorë prej saj

Eksportuesit më të mëdhenj të LNG-së kanë hequr dorë nga Europa duke lënë pas një “këshillë” të rëndësishme për BE-në.

Për të zëvendësuar gazin rus, vendet evropiane kanë nevojë për rreth 112 milionë tonë gaz natyror në vit, që është e barabartë me 1/3 e të gjithë tregut global të LNG-së.

Eksportuesit më të mëdhenj në botë të LNG-së, SHBA-ja dhe Katari nuk mund ta plotësojnë këtë kërkesë dhe tashmë, edhe Kina dhe Katari kanë hequr dorë njëkohësisht nga eksportet e tyre të LNG-së në Evropë për të përmbushur kërkesën e tyre të brendshme.

Kina u ka thënë importuesve të saj shtetërorë të gazit që të ndalojnë shitjen e LNG-së në Evropë dhe Azi. Raportet e mediave amerikane cituan disa zyrtarë kinezë, teksa thonë se vendimi është marrë për të siguruar që së pari të përmbushen kërkesat e popullit të saj.

Kjo do të thotë se Evropa nuk mund të përballet me mungesa vetëm këtë dimër, por edhe në vitet në vijim.

Ministri i Energjisë së Katarit, Saad al Kaabi, ka thënë se nuk mund ta imagjinojë një të ardhme pa gazin rus për Evropën, duke shtuar se Evropa nuk ka zgjidhje tjetër veçse të fillojë tregtinë e gazit me Rusinë.

Ndërkohë, QatarEnergy nuk ka asnjë qëllim që të devijojë gazin e saj natyror të lëngshëm (LNG) të kontraktuar drejt blerësve aziatikë për në Evropë këtë dimër, tha ditën e martë CEO Saad al-Kaabi.

Duke u përballur me një rritje të çmimeve të energjisë dhe një krizë të furnizimit me karburant, BE-ja ka qenë në bisedime me shtetin arab për të reduktuar varësinë e tyre nga furnizimet ruse të energjisë.

“Katari është absolutisht i përkushtuar ndaj shenjtërisë së kontratave… Pra, kur ne nënshkruajmë me një blerës aziatik ose me blerës evropianë, ne i përmbahemi asaj marrëveshjeje,” u tha gazetarëve Kaabi.

Gazi rus përbënte pothuajse 40% të importeve të kontinentit. Edhe pse për momentin Europa ka deklaruar se i ka mbushur rezervat për këtë dimër, kryesisht me ndihmën e SHBA-së, kjo do të arrihet vetëm duke bërë një kursim deri në detaj, dhe nëse çdo gjë shkon absolutisht sipas planit që do të thotë se mjafton që temperaturat të jenë më të ulëta këtë vit apo diçka mos të shkojë sipas parashikimeve, dhe Europa mund ta gjejë veten në telashe të mëdha.

Mbretëria e Bashkuar është përgatitur për ‘ndalje rryme’ që mund të zgjasin deri në 48 orë – gjë që do të vinte nën presion policinë, spitalet dhe jo vetëm.

Në Gjermani, qytetarët e thjesht kanë nisur të presin dru ilegalisht nëpër pyje nga frika e mungesës së ngrohjes në dimër.

Europa dukshëm e ka gjetur veten mes dy zjarresh – SHBA dhe Rusi– dhe tashmë duket se aleatët e secilës palë i janë bashkuar këtij dueli, duke bërë të pamundurën që europianët ta bëjnë një zgjedhje të sforcuar nga zori një situate tejet të dëshpëruar.

Deri tani Europa ka ‘kafshuar dhëmbët’ dhe ka mbajtur fort qëndrimin e saj pro SHBA-së, por ndërsa mosmarrëveshjet brenda bllokut janë në rritje, dhe bashkë me to edhe protestat dhe pakënaqësitë e qytetarëve, e ardhmja e këtij pakti për të mos blerë gazin rus, të paktën deri tani, është ende e pasigurt.