“Europa e Orbanit nuk do të jetë kurrë Europa jonë”, Matteo Salvini distancohet nga lideri rus: Me luftën në Ukrainë, ndryshova mendim për Putinin

“Europa e Orbanit nuk do të jetë kurrë Europa jonë”, Matteo Salvini distancohet nga lideri rus: Me luftën në Ukrainë, ndryshova mendim për Putinin

“Mendimi im për Putinin ndryshoi gjatë luftës sepse kur dikush fillon të pushtojë të bombardojë në një vend tjetër, ndryshon gjithçka”, ka deklaruar Matteo Salvini.
Gjithashtu ai është shprehur se ky qëndrim nuk do të ndryshojë pozicionin ndërkombëtar të Italisë, duke shtuar se Kina është konkurrenti kryesor.

Nga ana e tij Silvion Berlusconi, kreu i Forza Italia ka konfirmuar unitetin e qendrës së djathtë në politikën e jashtme ,duke u shprehur: “Ne jemi Europë, në NATO, në Perëndim dhe do të kemi të njëjtat politika”.
Sa i përket sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, ai tha se i kanë bërë shumë dëm Rusisë.

I ndalur tek kryeministri hungarez, Viktor Orban, Berlusconi tha se ai është miku i tij, po Europa e Orban nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Europa e Italisë.

“Ne jemi garancia që Italia do të shikojë nga Brukseli dhe jo nga Budapesti”, thotë Silvio Berlusconi.