Është shpallur konkurs publik për zgjedhjen e pasuesit të Vilma Ruskovskës

Është shpallur konkurs publik për zgjedhjen e pasuesit të Vilma Ruskovskës

Këshilli i Prokurorëve Publik sot shpalli konkurs për prokuror të ri publik të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Konkursi është shpallur pak ditë para përfundimit të mandatit të kryetares së mëparshme Vilma Ruskovska, i cili përfundon në nëntor të këtij viti.

Sipas Ligjit në konkurs mund të aplikojnë kandidatët të cilët deri në shpalljen e konkursit kanë përvojë të vazhdueshme të punës së paku gjashtë vjet si prokurorë publikë dhe kandidatët të cilët janë vlerësuar me nota pozitive për tri vitet e fundit.

Afati për regjistrim është 15 ditë. Sipas ligjit të ri të vitit 2020, kreu i ri i Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të zgjidhet për herë të parë me votën e të gjithë prokurorëve në vend.

Ky votim është caktuar për 31 tetor. Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të formojë Komisionin për zbatimin e votimit.

Pas ditës së votimit, Këshilli ka një afat prej shtatë ditësh për të emëruar kandidatin që ka fituar më shumë vota për kreun e ri të prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Udhëheqësi aktual i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska aktualisht është e suspenduar nga prokurori republikan Ljubomir Joveski. /SHENJA/