Është shkarkuar drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Zllatko Perinski

Është shkarkuar drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Zllatko Perinski

Zllatko Perinski është shkarkuar nga funksioni u.d. drejtor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për shkak të arbitraritetit dhe veprimit joadekuat në procedurën për tenderin milionësh, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Perinski është shkarkuar të premten, më 9 shtator të vitit 2022.

“Qyteti i Shkupit e shkarkoi Zllatko Perinskin, u.d. drejtor i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për shkak të arbitraritetit dhe veprimit joadekuat në procedurën për një tender milionësh. Për shkak të tentimit për ndikim, që konsiderohet si tendencë e cila i konfirmon dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe veprim joadekuat në procedurën për zgjedhje të kryesit të tenderit në vlerë prej 136 milionë eurove, për stacionin filtrues, Perinski u shkarkua të premten më 09.09.2022″, qëndron në kumtesën e Qytetit të Shkupit.