Është shembur tavani i një çerdhe në Shkup, për fat të mirë nuk ka të lënduar

Është shembur tavani i një çerdhe në Shkup, për fat të mirë nuk ka të lënduar

Është shembur tavani i një çerdhe për fëmijë në Komunën e Karposhit në Shkup.
Pamjet nga shembja e çerdhes i ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoshki.
Mediat raportojnë se shembja e tavanit ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut, por akoma nuk ka informacione zyrtare se çfarë ka ndodhur, por më e rëndësishmja është se nuk ka të lënduar.
Ndryshe, sipas informacioneve publike, kjo çerdhe u rinovua plotësisht para disa viteve dhe ka shërbyer për edukimin e fëmijëve deri në tre vjeç.