` . Është e domosdoshme rritja e pagave të mësimdhënësve, thotë Gashi - TV SHENJA

Është e domosdoshme rritja e pagave të mësimdhënësve, thotë Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se probhlemet e arsimit janë të shumta, duke filluar nga tekstet shkollore, përmbajtja e librave, objektet e shkollave e deri te rrogat e arsimtarëve.

“Domosdoshmërisht duhet të rritet rroga e arsimtarit. Ata jjanë edukatorët e fëmijëve tanë, edukatorët e gjeneratave të reja. Nuk guxojmë t’i lëmë arsimtarët me nivelin aktual të rrogave. Medoemos duhet që arsimtari të ketë një rrogë me të cilën do të ndjejë një rehati dhe të mos mendojë për punë tjetër. Gjëja më e keqe që na ka ndodhë brenda këtyre 30 viteve është degradimi i arsimit”, deklaroi Gashi. /SHENJA/