` . ESHS thotë se rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është 28.540 denarë - TV SHENJA

ESHS thotë se rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është 28.540 denarë

Paga mesatare e paguar neto për punonjës në korrik të këtij viti arriti në 28.540 denarë dhe është për 4.8 përqind më e lartë se i njëjti muaj vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto në sektorët: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (15.1%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (14.2%) dhe Aktivitetet e tjera të shërbimit (13.5%).

Rënia e pagës mesatare mujore të paguar neto është regjistruar në sektorët: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.5%), Administrata Publike dhe Mbrojtja; sigurimet e detyrueshme shoqërore (4.3%) dhe tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (3.7%).

Paga mesatare mujore bruto e paguar në korrik ishte 42.627, që është për 4.9% më shumë krahasuar me muajin korrik të 2020.