Eriksen refuzon Manchester Unitedin

Eriksen refuzon Manchester Unitedin

Christian Eriksen thuhet t’i ketë dhënë një përgjigje skuadrës së Man United.

Tash e disa javë, mesfushori danez, Eriksen lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e United.
Megjithatë, raportimet e fundit nga ‘Guardian’ bëjnë të ditur se Eriksen ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’, transmeton lajmi.net.

Organizatori danez është pa kontratë, pas aventurës së tij të mirë me Brentford.

Tottenham është një nga skuadrat që po ashtu ka shfaqur interesim për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse Spurs, për dallim prej United, do t’ia dalin ta bindin Eriksen për një kontratë.