Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

Leicester City ende nuk ka nisur punën për të bërë afrime gjatë kësaj merkatoje dhe tifozët duken shumë të pakënaqur, ndërsa shohin që drejtuesit e klubit nuk po e vënë “ujin në zjarr”.

Megjithatë tashmë “dhelprat” janë duke analizuar alternativat dhe dy emrat që po shihen me vëmendje nga Leicester janë Christian Eriksen dhe talenti i kombëtares shqiptare Armando Broja.

Të dy lojtarët janë ndër më të kërkuarit e kësaj merkato, me Eriksen që pas rikthimit në Angli kaloi super sezon me Brentford. Kontrata e danezit me Brentford ka mbaruar dhe tashmë ai po sheh mundësitë që ka për të ardhmen, ndërsa përveç klubit ku luajti edicionin që u mbyll, Tottenham prej javësh po tenton afrimin e tij.

Ndërsa sa i përket 20-vjeçarit shqiptar, Leicester i bashkohet në garë një numri të madh klubesh angleze përfshirë këtu edhe West Ham që bëri dhe një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh për kartonin e Brojës, por edhe shumë të tjerëve nga Seria A.

Megjithatë për sulmuesin, kartonin e të cilit e posedon Chelsea, të gjithë klubet e interesuara do duhet të presin vendimin e Thomas Tuchel pas përfundimit të fazës përgatitore, pasi gjermani nuk dëshiron që të vendos për Brojën, pa e parë së pari nëse mund ta bëjë pjesë të planeve të tij