Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Stoltenbergun

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Stoltenbergun

Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Erdoğan në bisedë përsëriti se duhet të ndërmerren hapa që të eliminojnë shqetësimet legjitime të Turqisë lidhur me kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Ai theksoi se nuk mund të sigurohet përparim në proces pa parë hapa konkretë nga të dyja vendet ku përmbushen pritshmëritë e drejta të Türkiye-s dhe pa u dhënë angazhime me shkrim se do të shkohet në një ndryshim paradigmë në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.