Erdogan: Türkiye nuk synon të hyjë në luftë me Greqinë

Erdogan: Türkiye nuk synon të hyjë në luftë me Greqinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye nuk synon të hyjë në luftë me Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Türkiye nuk synon të hyjë në luftë kundër Greqisë. Megjithatë, Greqia nuk i mban premtimet. Kanë bërë 147 shkelje ajrore. Nëse jemi fqinjë, nëse jemi miq, pse po shkelni hapësirën tonë ajrore 147 herë”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Istanbul.

Më tej, ai tha se nëse ato shkelje të hapësirës ajrore vazhdojnë, “atëherë ne do të vazhdojmë të bëjmë atë çfarë na takon neve”.

Muajin e kaluar, presidenti Erdoğan kritikoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për komentet e tij mbi Türkiye-n gjatë një vizite zyrtare në SHBA, duke theksuar se kryeministri grek nuk është më i aftë për t’u marrë me të.

Türkiye në muajt e fundit gjithashtu ka rritur kritikat ndaj Greqisë që vendos trupa në ishujt në Egjeut lindor, pranë bregdetit turk dhe në shumë raste të dukshme nga bregu.

Këta ishuj duhej të çmilitarizohen sipas Traktatit të Lozanës së vitit 1923 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947, kështu që çdo trupë apo armë në ishuj është rreptësishtë e ndaluar.

Në lidhje me përpjekjet e Türkiye-s për të ndërmjetësuar një takim midis liderëve rus dhe ukrainas, Erdoğan tha se zyrtarët turq po punojnë për të organizuar një takim midis tyre.

Presidenti turk po ashtu sugjeroi se Ankaraja mund të ri-eksportojë grurë, elb dhe vaj luledielli në vendet që përballen me mungesë.