` . Erdoğan shpall vendimin presidencial për hapjen e Ajasofjës për adhurime - TV SHENJA

Erdoğan shpall vendimin presidencial për hapjen e Ajasofjës për adhurime

Sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë u shpall vendimi presidencial me të cilin Ajasofja hapet për adhurim dhe i dorëzohet Kryesisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendim rikujtohet se sot Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë për çështje administrative në vend, anuloi vendimin e vitit 1934 me të cilin xhamia Ajasofja ishte shndërruar në muze.

Në këtë drejtim, thuhet në vendim, administrimi i xhamisë Ajasofja i është transferuar Kryesisë së Çështjeve Fetare, në përputhje me nenin 35 të Ligjit Nr. 633 për Themelimin dhe Detyrat e Dijanetit.

Ndërkaq, në një postim në rrjetet sociale, presidenti Recep Tayyip Erdoğan uroi me rastin shpalljes së vendimit.