Erdoğan përsërit se Turqia do të jetë qendër e gazit natyror

Erdoğan përsërit se Turqia do të jetë qendër e gazit natyror

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye do të jetë një qendër e gazit natyro pasi ka rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Türkiye do të jetë një qendër edhe për gazin natyror. Në takimin tonë të fundit, ne ramë dakord me Putinin për këtë çështje. Ne do të formojmë një qendër këtu me gazin turk që vjen nga Rusia”, tha presidenti Erdoğan në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Dhe, me fjalët e tij, Putin e njoftoi botën se Evropa mund të marrë gazin natyror të saj nga Türkiye”, shtoi Erdoğan.

Presidenti turk tha se shqetësimet në vendet perëndimore po rriten mes krizave energjetike, duke shtuar se Türkiye “nuk ka një problem të tillë”.

Javën e kaluar, në margjinat e samitit të Konferencës për Ndërveprim dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA) të mbajtur në Astana të Kazakistanit, Erdoğan dhe Putin zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku presidenti rus kishte propozuar ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Türkiye.

Pas takimit, presidenti Erdoğan njoftoi se Ankaraja dhe Moska do të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin e Trakës së Türkiyes pas një propozimi rus.