Erdoğan njofton se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi zgjatet për 120 ditë

Erdoğan njofton se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi zgjatet për 120 ditë

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se si rezultati i bisedimeve katërpalëshe të realizuara në mikpritjen e vendit të tij, në përputhje me vendimin e marrë mes Türkiyes, Kombeve të Bashkuara (OKB), Rusisë dhe Ukrainës, marrëveshja e korridorit të drithërave të Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë duke filluar nga 19 nëntori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan e njoftoi zgjatjen e marrëveshjes në një postim në llogarinë e tij në twitter.

“Si rezultati i bisedimeve katërpalëshe të realizuara në mikpritjen e Türkiyes, në përputhje me vendimin e marrë mes Türkiye-s, OKB-së, Federatës Ruse dhe Ukrainës, marrëveshja e korridorit të drithërave të Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë duke filluar nga 19 nëntor 2022. Me transportimin e mbi 11 milionë tonë drithërave dhe produkteve ushqimore me afro 500 anije për ata që kanë nevojë në një periudhë 4-mujore, është parë qartë se sa e rëndësishme dhe e dobishme është kjo marrëveshje për furnizimin me ushqim dhe sigurinë e botës”, shkroi presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu ka falënderuar shefin e OKB-së, Antonio Gutteres, presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për vullnetin që e kanë shprehur për zgjatjen e marrëveshjes.

Duke përgëzuar të gjithë ata që kontribuuan, Erdoğan uroi që marrëveshja të jetë e mbarë.