Enis Bardhi transferohet te Trabzonspori

Enis Bardhi transferohet te Trabzonspori

Futbollistët shqiptar po shtohen në Turqi, pasi “Marca” spanjolle njoftoi sonte se ka përfunduar transferimi i Enis Bardhit te Trabzonspori.

Levante dhe Trabzonspori kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuseit të vendit. Pasi Levante zbriti në kategorinë e dytë, ishte e qartë se Bardhi do të kërkonte një ambient të ri.

Ndonëse ishte në negociata intensive me Olympiakos, kishte edhe një ofertë nga MLS, Bardhi ka zgjedhur Turqinë. Kontrata mes dy palëve është për tre vjet. Mungojnë ende ekzaminimet mjekësore, për tu kompletuar e gjithë marrëveshja.

Ndryshe Levante do të marrë tre milionë euro plus bonuse për transferimin e Bardhit. /SHENJA/