` . Enis Bardhi nuk po ndalet me gola te Levante - TV SHENJA

Enis Bardhi nuk po ndalet me gola te Levante

Enis Bardhi ka vazhduar me formë të lartë edhe në xhiron e 36-të në La Liga.

Edhe pse Levante u mposht 2-1 nga Athletic Bilbao, lojtari shqiptar e mbylli sfidën me një gol të shënuar.
Raul Garcia i shënoi të dy golat për mysafirët (4’/45’+1), e në pjesën e dytë vendasit ishin më të rrezikshëm.

Levante tentoi që së paku të merrte një pikë nga ky takim, mirëpo që ishin të pafat.

Ishte minuta e 71-të kur Borja Mayoral e gjeti në mënyrë perfektë Enis Bardhin në zonën e rreptësisë, e që ky i fundit u tregua i saktë duke futur topin në rrjetë.

Ky ishte goli i pestë në këtë edicion për Bardhin, derisa ka bërë edhe dy asistime.