ENIS BARDHI KA REFUZUAR KONTRATË NGA MAJOR LEAGUE SOCCER

Levante ende nuk ka gjetur zgjidhje për disa futbollistë të cilët janë pranë largimit nga kjo skuadër, e që sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e La Ligës. Njëri prej tyre është reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Mesfushori shkupjan më herët vazhdoi bashkëpunimin me Levanten me qëllim që skuadra spanjolle të përfitojë nga shërbimet e 26 vjeçarit. Drejtori sportiv i Levantes, Felipe Minbares deklaroi se Bardhi ka refuzuar një ofertë nga Major League Soker.
Gjithsesi pritet që Bardhi të merr vendim për të ardhmen e tij, teksa për momentin nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për 26 vjeçarin. /SHENJA/