` . ‘Ëndrra’ bëhet realitet, shumë yje të Superligës mbajnë stërvitje me fanellën e Kosovës - TV SHENJA

‘Ëndrra’ bëhet realitet, shumë yje të Superligës mbajnë stërvitje me fanellën e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollistë të rinj që shihen si potencial për të ardhmen i ka nisur sot përgatitjet për dy miqësoret e radhës që do t’i zhvillojë në Antali të Turqisë, kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë, më 8 e 11 qershor.

Stërvitjen e sotme Dardanët e kanë zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa nesër në mëngjes ekspedita do të udhëtojë për në Antali. Kjo stërvitje i ka shërbyer futbollistëve për ta njohur më mirë njëri – tjetrin, duke pasur parasysh faktin se shumë prej tyre nuk kanë pasur rastin të luajnë së bashku, derisa përzgjedhësi Challandes me pjesën tjetër të stafit kanë punuar edhe në disa elemente të lojës.

Ndërkohë për shkak të problemeve shëndetësore në këtë grumbullim nuk ka mundur të vijë Jetmir Haliti, mbrojtës i skuadrës suedeze, AIK Fotboll. /indeksonline.net/