EMV-ja nga e marta do të shpallë se kush është paraqitur në tenderin për furnizim me gaz natyror

EMV-ja nga e marta do të shpallë se kush është paraqitur në tenderin për furnizim me gaz natyror

SHA EMV pas festës do të shpallë se cilat kompani kanë ofruar gaz natyror në tenderin për furnizimin e termocentraleve. Siç thonë nga kompania, ende presin që të dorëzohen ofertat, pastaj do t’i shqyrtojnë dhe nga e marta do ta informojnë opinionin se kush ka aplikuar.

Ofertat kompanitë është dashur t’i dorëzojnë deri dje. EMV-ja më herët i bëri thirrje Makpetrolit që t’i paraqesë një ofertë të re për gaz, pasi kompania njoftoi se nuk ka marrë në kohë një kërkesë nga EMV-ja për gaz, për shkak se nuk i ka paguar sasitë e kërkuara furnizuesit të saj Gazprom për muajin nëntor.

Sipas njoftimeve, dy kompani të tjera ishin të interesuara për të paraqitur ofertë në tenderin për furnizim me gaz natyror për muajin nëntor të këtij viti për nevojat e ngrohtoreve, dhe ekzistonte mundësia që ofertat të ishin për të gjithë sezonin e ngrohjes, duke përfshirë funksionimin e impiantit të kogjenerimit TE-TO.

Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Vasko Kovaçevski dje në një deklaratë për media tha se nëse nuk ka oferta të pranueshme në tender, ngrohtoret janë duke u përgatitur të punojnë me naftë.