Emri i Maqedonisë, “Grekët e Pavarur” braktisin Qeverinë greke

Emri i Maqedonisë, “Grekët e Pavarur” braktisin Qeverinë greke

Panos Kamenos, kryetar i partisë “Grekët e Pavarur”, partner i koalicionit në qeverinë e Aleksis Cipras, tha se po largohej nga qeveria, njoftojnë mediat greke.

Këtë deklaratë Kamenos e dha menjëherë pas takimit me Cipras, gjatë të cilin ata u përpoqën të kapërcejnë dallimet. Kamenos vuri në dukje se me Cipras ata nuk arritën të bien dakord për ratifikimin e marrëveshjes së emrit, të cilën “Grekët e Pavarur” nuk e mbështesin.

Ai e falënderoi kryeministrin për bashkëpunimin e tij dhe i tha atij se çështja e emrit nuk e lejoi atë të ishte pjesë e kësaj qeverie. /SHENJA/