Emir Sahiti vulos fitoren e Hajdukut ndaj Dinamo Zagrebit të Arijan Ademit (VIDEO)

Emir Sahiti vulos fitoren e Hajdukut ndaj Dinamo Zagrebit të Arijan Ademit (VIDEO)

Emir Sahiti ka qenë vendimtarë në derbin e elitës kroate ndërmjet Hajduk Splitit dhe Dinamo Zagrebit. Skuadra e Sahitit ka triumfuar 0:2 në këtë përballje ndaj skuadrës ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi.

Golin e parë për Hajdukun e shënoi Livaja në minutën e 60-të, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes, Emir Sahiti shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke vulosur kështu triumfin 0:2 në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Hajduku i Emir Sahitit renditet në vendin e tretë me 33 pikë, 2 më shumë se Dinamo Zagrebi që renditet pas tyre.