Emine Erdoğan në përvjetorin e puçit të dështuar: Kurrë nuk do të harrohen përpjekjet e guximshme të popullit turk

Emine Erdoğan në përvjetorin e puçit të dështuar: Kurrë nuk do të harrohen përpjekjet e guximshme të popullit turk

Zonja e parë e Türkiye-s u zotua se “kurrë nuk do të harrohen” përpjekjet e guximshme të popullit turk në ndalimin e tentativës së mposhtur të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rruga e miliona njerëzve, duke i lidhur zemrat e tyre si mburoja, kaloi atë natë me tanke”, shkroi Emine Erdoğan në Twitter në shënimin e përvjetorit të puçit të dështuar, duke iu referuar pjesëtarëve të ushtrisë të infiltruar nga puçistët.

“Secili nga qytetarët tanë, të rinj dhe të vjetër, burra dhe gra, u bënë simbole të një ringjalljeje të bashkimit të plotë”, shto ajo.

Duke përkujtuar të vrarët gjatë tentativës së mposhtur të grushtit të shtetit, zonja e parë gjithashtu shprehu mirënjohje për të plagosurit e asaj nate.

Ajo u zotua se nuk do ta harrojë kurrë “fisnikërinë” e njerëzve që e mposhtën puçin dhe do të përjetësojë kujtimet për ta.

FETO orkestroi grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Türkiye, ku u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Përpjekja e FETO-s për të rrëzuar qeverinë filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale (19:00 GMT) më 15 korrik 2016 dhe u mposht kah ora 8:00 e mëngjesit të ditës së nesërme.

Duke qëndruar përballë kërcënimit, populli turk me guxim i tregoi botës se nuk do të toleronte asnjë përpjekje që do të pengonte vullnetin e tyre të shprehur përmes zgjedhjes në mënyrë demokratike të qeverisë së tyre.