Elon Musk ndryshon mendje për Starlink: “Ne do të financojmë Ukrainën falas”

Elon Musk ndryshon mendje për Starlink: “Ne do të financojmë Ukrainën falas”

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ndryshoi sërish mendje dhe njoftoi se Starlink do të vazhdojë të ofrojë shërbim falas për Ukrainën.

“Edhe pse Starlink po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë ukrainase falas”, shkroi Elon Musk në Twitter.

Musk deklaroi se Rusia po përpiqet të shkatërrojë punën e sistemit të internetit satelitor Starlink në Ukrainë. Dhe para kësaj, ai i bëri thirrje Pentagonit që të marrë përsipër financimin e kostove që lidhen me sigurimin e komunikimeve satelitore Starlink për Ukrainën.

 

Starlink është shërbim interneti satelitor i kompanisë SpaceX. /Telegrafi/