Elon Musk heq dorë nga Twitter? Shefi i Tesla vendos ofertën në pritje

Elon Musk heq dorë nga Twitter? Shefi i Tesla vendos ofertën në pritje

Elon Musk surprizoi me vendimin e tij të fundit, teksa njoftoi se po e vendos në pritje ofertën e tij për të blerë Twitter, disa javë pasi ra dakord për ta marrë kompaninë private në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

“Marrja e Twitter është përkohësisht në pritje të zbulimit të më shumë detajeve që mbështesin llogaritjen se llogaritë e padëshiruara/fake përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”, shkroi Musk në Twitter të premten.

Lajmi bëri që aksionet e Twitter të bien më shumë se 20% menjëherë.

Në postimin e tij në Twitter, Musk postoi një raport të Reuters që thoshte se Twitter kishte zbuluar në një dosje të hënën se llogaritë e rreme ose spam përfaqësonin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm të Twitter me fitim parash gjatë tremujorit të parë.

Musk edhe më herët kishte ofruar pak detaje në lidhje me planet e tij për kompaninë e mediave social. Por Musk, kishte thënë se një nga prioritetet e tij do të ishte heqja e emaileve të padëshiruara, ose ato që njihen si spam, nga platforma.

Të martën, Musk u bë lajm në mediat ndërkombëtare duke thënë se do të lejonte ish-presidentin Donald Trump të kthehej në Twitter pasi të përfundonte marrja e kontrollit të rrjetit social.

Llogaria e Trump u hoq përgjithmonë pas sulmit të ndjekësve të tij në Kapitol në SHBA më 6 janar 2021. /TCH/