“El Chapo i ka dhënë ryshfet ish-presidentit meksikan Nieto”

“El Chapo i ka dhënë ryshfet ish-presidentit meksikan Nieto”

Një dëshmitar pohon se kreu famëkeq i klanit më të madh narkotik të botës, Joaquin Gurman, i njohur më mirë si El Chapo, ka korruptuar ish-presidentin meksikan, Enrique Penny Nieto, raporton Agjencia Anadolu (AA).

El Chapo aktualisht është në paraburgim në New York, ku në rrjedhë është gjyqi për krimet më të rënda që i ngarkohen.

Në seancën e fundit, gjykata shqyrtoi dëshminë e Alex Cifuentes, i cili tha se El Chapo një kohë i ka dhënë presidentit të Meksikës 100 milionë dollarë për ndaljen e përndjekjes policore.

Cifuentes si dëshmitar tha se një person i caktuar me emrin Comandra Maria i dha paratë Nietos në tetor të vitit 2012 pasi fitoi zgjedhjet presidenciale dhe priste ceremoninë e dhënies së betimit dhe marrjen e detyrës.