Ekuadori e nis me fitore në Kupën e Botës

Ekuadori e nis me fitore në Kupën e Botës

Në ndeshjen e parë të Botërorit “Katar 2022”, kombëtarja e Ekuadorit mundi Katarin me rezultat 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe që të dy ishin vepër e sulmuesit i Ekuadorit, Ener Valencia.

Në fillim të takimit, teknologjia e re, së bashku me sistemin “VAR”, anuloi golin e parë të Ekuadorit, mirëpo më vonë, Valencia nuk gabon nga pika e bardhë, për të sjell gëzim për kombëtaren “mysafire” në minutën e 16-të.

Goli i dytë erdhi pas një aksioni të shpejtë të Ekuadorit, ku në fund, Valencia, me kokë e drejtoi topin në këndin e pambrojtur të portierit të Katarit.

Pjesa e dytë kaloi në kontroll të pronësimi të topit nga ana e Ekuadorit, ndërsa Katari nuk kishte fuqi për të diç më tepër.