EKSKLUZIVE, Bekim Rexhepi largohet nga Shkëndija, afër firmës me Partizanin

EKSKLUZIVE, Bekim Rexhepi largohet nga Shkëndija, afër firmës me Partizanin

Portieri shkupjan, Bekim Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Gardiani nga Shkupi është ndarë edhe zyrtarisht me ekipin tetovar dhe karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit në Shqipëri. Sipas burimeve të televizionit Shenja, Bekim Rexhepi ka arritur akord me Partizanin, ndërsa mbetet vetëm të hidhet mbi kontratë për tu zyrtarizuar gjithçka me klubin e kuq nga Tirana.

25 vjeçari ka qenë pjesë e Shkëndijës, ndërsa në dy sezonet e fundit ka luajtur si huazim te skuadra e Skenderbeut, ku tregoi vlerat e tij dhe tërheqi interesim nga shumë klube elita te Shqipërisë dhe Kosovës. /SHENJA/