Ekosvest kundërshton përdorimin e motorëve me dizel në ngrohtore

Ekosvest kundërshton përdorimin e motorëve me dizel në ngrohtore

Qendra për hulumtime dhe informacione mjedisore“Eco-Svest”, kanë reaguar në lidhje me njoftimin e Elektranave të Maqedonisë së Veriut se testimi i motorëve të rinj me dizel në ngrohtoret Lindje dhe Perëndim në Shkup pas 15 nëntorit janë joserioze dhe të panevojshme në kushtet kur gazi natyror është opsion si burim energjie për këto ngrohtore.

Davor Pehçevski, koordinator për energji në Qendrën për hulumtime dhe informacione mjedisore “Eco-Svest” tha se nga fillimi i nëntorit çdo ditë janë tejkaluar vlerat e lejuara të ndotjes së ajrit në Shkup, e cila në disa ditë është dyfish më e lartë se sa lejohet.

Me përdorimin e dizelit në ngrohtore edhe vetëm në këtë periudhë testuese, ndotja do të rritet edhe më shumë. /SHENJA/