Ekipi i Muharem Bajramit do të testohet me Vardarin

Ekipi i Muharem Bajramit do të testohet me Vardarin

Për ta shfrytëzuar sa më mirë pushimin dy javor, futbollistët e Makedonija Gjorçe Petrovit të udhëhequr nga tekniku, Muharem Bajrami përveç seancave stërvitore, do të luajnë edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Ligës së Dytë, Vardarin. Kjo ndeshje është përcaktuar për ditën e shtunë në stadiumin në “Gjorçe Petrov”, duke nisur nga ora 15:00.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë që stafet profesionale të të dyja skuadrave të kontrollojnë formën aktuale të lojtarëve të tyre para vazhdimit të kampionatit.

Kujtojmë se te skuadra e drejtuar nga tekniku shqiptar po mbizotron atmosferë e mirë pas asaj fitore ndaj Akademia Pandevit. /SHENJA/