Eintracht Frankfurt, kampion i Europa Ligës, e mposht Rangersin në penalti

Eintracht Frankfurt është shpallur kampion i Europa Ligës, pasi ka mposhtur Rangersin në penalti me rezultat 5-4.
Nga Rangers, Aaron Ramsey e humbi goditjen nga pika e bardhë.
Nga minutat e rregullt të ndeshjes, dy ekipet e shënuan vetëm nga një gol, ndërkohë që as vazhdimet nuk sollën ndryshim të rezultatit.