` . Egjipti dhe Greqia firmosin marrëveshje të demarkacionit detar - TV SHENJA

Egjipti dhe Greqia firmosin marrëveshje të demarkacionit detar

Egjipti sot njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Greqinë mbi “përcaktimin e juridiksioneve detare” midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në kryeqytetin Kajro me homologun e tij grek Nikos Dendias, ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry tha se marrëveshja “hap horizonte të reja për bashkëpunimin ekonomik me Greqinë”.

Dendias, nga ana e tij, tha se marrëveshja detare me Kajron është “e ligjshme” dhe “pasqyron dimensionet e bashkëpunimit midis dy vendeve në luftimin e kërcënimeve në rajon”.

Më parë gjatë ditës, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit thuhej se Shoukry u takua me Dendias në Kajro për të diskutuar marrëveshjen dypalëshe.

Takimi i 12-të teknik për këtë çështje u mbajt në Kajro në qershor, ku palët ranë dakord për të vazhduar bisedimet për një marrëveshje.