` . Egjipt, qytetarët në protesta kundër Sisit - TV SHENJA

Egjipt, qytetarët në protesta kundër Sisit

Protestat u mbajtën në Suez të Egjiptit kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup qytetarësh u mblodhën në rajonin Al-Mamela në Sues, në lindje të kryeqytetit Kajro.

Protestuesit brohorisnin slogane “Nuk frikësohemi, nuk frikësohemi, midis nesh dhe ju është 20 shtatori”.

Mediat lokale raportojnë për intervenim të forcave të sigurisë dhe se janë arrestuar një numër i madh i protestuesve. Kjo protestë është përgatitje për protestat e mëdha kundër regjimit të cilat priten të mbahen më 20 shtator.

Po ashtu edhe më herët ka patur protesta në qendër të Kajros dhe disa qyteteve tjera kundër Sisit, ish-gjeneralit të ushtrisë, i cili më 2014 mori postin e presidentit, pas rrëzimit me grusht shteti të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë dmeokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi.

Protestat u organizuan në përgjigje të thirrjes së Sisit për të dhënë dorëheqjen, e cila u bë nga Mohamed Ali, një biznesmen që akuzoi Sisin dhe ushtrinë për korrupsion.