Egjipt, 19 të vdekur nga rënia e një minibusi në kanal

Egjipt, 19 të vdekur nga rënia e një minibusi në kanal

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar sot pasi një minibus ka rënë në një kanal në Egjiptin verior, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale thanë se minibusi po transportonte dhjetëra pasagjerë kur shoferi humbi kontrollin dhe ra në kanalin Mansuriya në qytetin Aga, në provincën Dakahlia të Deltës së Nilit.

Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se 18 autoambulanca janë dërguar në vendin e aksidentit për të kërkuar të mbijetuarit.

Gazeta shtetërore Akhbar El-Youm më herët tha se 16 persona kishin humbur jetën dhe 17 të tjerë ishin lënduar në aksident.

Egjipti regjistron numër të lartë aksidentesh të trafikut, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar rrjetin rrugor të vendit.

Sipas agjencisë shtetërore të statistikave CAPMAS, vendi regjistroi 56.789 vdekje dhe 6.164 të lënduar nga aksidentet rrugore në vitin 2020.