Edi Rama ironizon për çeljen e negociatave: Na ka ardhur në majë të hundës

Edi Rama ironizon për çeljen e negociatave: Na ka ardhur në majë të hundës

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, në Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes që po mbahet në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kujdes më së shumti që të ftonte vizitorët që të vinin më shpesh në Shqipëri pasi sipas tij ishte i vetmi vend ku mund të udhëtonin pa viza.

“Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”– tha Rama.

Më tej, Rama nuk i kurseu as batutat, tejksa tha se kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë që të mos shfaqej asnjë lloj problemi për delegatët që do vizitonin Shqipërinë.

“Dua t’ju them i dashur Mehmet, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”– u shpreh kryeministri.