` . Edhe sot vazhdon intervistimi i Thaçit në Hagë - TV SHENJA

Edhe sot vazhdon intervistimi i Thaçit në Hagë

Intervistimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të vazhdojë edhe sot.

Thaçi në prononcimin para intervistimit tha se askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Ai theksoi se ky është çmimi për lirinë.

Të hënën, kreu i shtetit të Kosovës ka qëndruar për rreth shtatë orë në ambientet e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi doli nga intervistimi tha se ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës.

Gjatë gjithë kohës deri në largimin e tij nga objekti i Dhomave të Specializuara, te dyert e kësaj ndërtese kanë qëndruar një numër protestuesish shqiptarë.