Edhe sot do të protestohet para Kuvendit

Edhe sot do të protestohet para Kuvendit

Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë protesta para kuvendit të organizuara nga lëvizja “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia Bllokon”.
Sipas tyre protesta është për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas dhe kundër, ashtu siç thonë “tradhtisë më të madhe nacionale”.
Përndryshe, dje protestës iu është bashkangjitur edhe lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Ndërsa gjatë protestës së djeshme ka arrestuar disa nga protestuesit të cilët kanë dashur të afrohen afër godinës, ku duhej të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese.