Edhe një anije e ngarkuar me grurë largohet nga Ukraina

Edhe një anije e ngarkuar me grurë largohet nga Ukraina

Ministria e Mbrojtjes e Türkiye-s njoftoi se një tjetër anije e ngarkuar me grurë ka lundruar nga Ukraina, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se anija “I Maria”, e cila lundron nën flamurin e Belizesë, është larguar nga porti i Chernomorskut e ngarkuar me grurë.

Gjithashtu u theksua se katër anije tjera do të lundrojnë në Ukrainë për të marrë ngarkesën.