` . Edhe Këshilli i Prokurorëve e shkarkoi Katica Janevën - TV-SHENJA

Edhe Këshilli i Prokurorëve e shkarkoi Katica Janevën

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e jashtëzakonshme njëzëri vendosi për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Zhvatja” dhe aktualisht gjendet në paraburgim. Për shkarkimin e saj votuan të tetë anëtarët e Këshillit të Prokurorëve që morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

“Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme të jashtëzkonshme njëzëri vendosi për shkarkimin nga funksioni i prokurores speciale publike Katica Janevën përshkak të kryerjes së punës në mënyrë joligjore, joprofesionale dhe në mënyrë të pandërgjegjshme”, deklaroi pas përfundimit të seancës kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski.

Vendimi për shkarkimin e Janevës, shtoi ai, hyn në fuqi nga sot dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në pajtueshmëri me procedurën.

Ai shtoi se të hënën do të vazhdojë seanca në të cilën do të diksutohet për rregullimin e statusit të prokurorëve tjerë publik në PSP kur do të konstatohet përfundimi i mandatit të tyre dhe do të sillet vendim se a do të kthehen në prokuroritë e tyre amë.