Edhe dy fëmijë të prekur nga sëmundja e fruthit

Edhe dy fëmijë të prekur nga sëmundja e fruthit

Dy raste të reja të sëmundjes nga fruthi janë regjistruar në Klinikën për sëmundje infektive. Përfshirë këto dy raste të reja, që nga momenti i shpalljes së epidemisë, në këtë institucion po shërohen 13 persona. Dje për shërim shtëpiak janë lëshuar katër fëmijë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se nga fillimi i epidemisë deri tani janë vaksinuar 10 për qind nga fëmijët e pa vaksinuar.
“Janë duke rrjedhur kontrollet e MALMED dhe Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Inspektoratit shëndetësor. Rezultatet për rastin me datën e skaduar i presim gjatë ditës. Vaksinat janë të sigurta dhe kanë afat”, ka thënë ministri Filipçe.
Filipçe ka paralajmëruar se për shkak lëshimit të kompanisë “Makedonija lek”, është e mundur marrja e licencës për punë dhe shkëputjen e të gjithë marrëveshjeve me këtë kompani.